Festivali Ballkanik i Filmit, “The Clown” fiton çmimin e parë në edicionin e 13-të

Nga A2 CNN
25 Qershor 2023, 14:25 | Aktualitet
Festivali Ballkanik i Filmit, “The Clown” fiton çmimin e

Mes 80 filmave me metrazh të gjatë dhe të shkurtër dhe me zhanre të ndryshëm, Shqipëria ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit Ballkanik të filmit në Pogradec, që mbajti edicionin e 13 të tij.

Juria ndërkombëtare e këtij festivali vlerësoi temën, interpretimin e aktorit shqiptar Kastriot Shehu dhe regjinë e Eno Milkanit.

Vetë aktori flet për emocionet e këtij çmimi, që pason atë të marrë pak kohë më parë në Katania të Italisë.

Për drejtorin artistik të festivalit, ky edicion ashtu si ato të mëparshmit ka sjellë një pjesë të asaj se çfarë bëhet ne vendet e Ballkanit me filmin dhe zhanret e tij.

Ndërsa, një tjetër kënaqësi sipas tij, është ajo se sa mirë ndihen pjesëmarrësit jo vetëm më aktivitetin, por edhe me mikpritjen dhe atë se çfarë ofron Pogradeci.

Filmat që përfaqësonin Turqinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Greqinë u vlerësuan gjithashtu me çmime nga juria ndërkombëtare e festivalit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos