Çelet Festivali Folklorik, skena tradicionale mirëpret në natën e parë Hasin, Kukësin dhe Tropojën

Nga A2 CNN
25 Qershor 2023, 11:30 | Aktualitet
Çelet Festivali Folklorik, skena tradicionale mirëpret në

Çelet Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023, ngjarja që bën bashkë ngjyrat e bukura të folklorit shqiptar.

Për 8 netë, në Kalanë e Gjirokastrës, në një skenë të hapur për të gjithë, vjen simbolika e valltarëve të lidhur dorë për dore, duke sjelle traditën me këngë e valle të larmishme nga të gjitha trevat shqiptare.

Këto ditë, Gjirokastra muzeale e traditave dhe kulturës shekullore nën kalanë e gurtë pret vizitorë të shumtë, artistë popullorë, artizanë, si dhe artdashës të të gjitha moshave, të mbledhur së bashku për të shijuar një nga eventet më të mëdha të muzikës dhe valles tradicionale shqiptare, një ekspozitë e bukur e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Në natën e parë, që u çel nga grupet folklorike të Hasit, Kukësit dhe Tropojës, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Festivali rikthehet në skenën e tij tradicionale, në Kalanë e Gjirokastrës, pas një pauze prej 8 vitesh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/22/asnje-dhome-e-lire-festivali-folklorik-mbush-gjirokastren-si-asnjehere/

A2 CNN Livestream

Latest Videos