Festivali i seksit kthehet në vatër Covid-i, dhjetëra pjesëmarrës të infektuar

Nga A2 CNN
21 Gusht 2021, 21:53 | Lifestyle

Një festival seksi në Suedi u kthye në një vatër të përhapjes së koronavirusit pasi më shumë se 100 pjesëmarrës në të rezultuan të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Festivali Tantra që u mbajt në Angsbacka zgjati një javë dhe në të kishte muzikë, kërcime, shfaqje sensuale si dhe takime mes të rinjve.

Autoritetet në Suedi kanë nisur një hetim tashmë për organizatorët e këtij evenimenti për të rritur, me motivacionin se kanë vënë në rrezik pjesëmarrësit.

Policia u njoftua nga rezidentët, të cilët u ankuan se festivali i seksit mund të vinte në rrezik dhe jetën e tyre dhe shumë të tjerëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos