Lazio nuk ndalet dhe po kthehet në surprizën më të bukur të këtij sezoni në Serinë A. Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso vazhdon marshimin në krye të kampionatit, duke regjistruar një tjetër fitore me përmbysje, këtë herë ndaj Cagliarit.
Në stadiumin Olimpico, miqtë kaluan të parët në avantazh me M'Bala Nzola, por reagimi bardhekaltër nuk vonoiIsaksen riktheu baraspeshën, ndërsa Andrea Pinamonti, me një goditje me kokë në minutën e 83-të, vulosi fitoren 2-1, shkruan A2.
Një sukses që merr edhe më shumë vlerë pas humbjes së Interit në derbin e Milanos. Lazio përfiton maksimalisht dhe shkëputet në krye me 28 pikë, tri më shumë se zikaltërit. Nëntë fitore dhe vetëm një barazim në dhjetë javët e para, pa asnjë humbje.
Por, statistikat bëhen edhe më interesante. Lazio kryeson e vetme Serinë A për herë të parë pas 16 vitesh. Një nisje rekord për klubin kryeqytetas, që nuk kishte arritur kurrë më parë një kuotë të tillë pikësh pas shtatë javëve të para, ndërsa tani e ka çuar bilancin në një tjetër nivel. Pervec kesaj, Lazio është në serinë e gjashtë fitoreve radhazi në kampionat, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar plot 15 gola.
Lazio po shijon kreun, por kampionati është ende i gjatë. Dhe pas shumë vitesh, në Romë kanë arsye të besojnë se kjo skuadër mund të jetë protagoniste e madhe e sezonit. (A2 Televizion)