
Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur "Kthesa e Jorgucatit".
Policia bën të ditur se automjeti tip "Fiat", me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, është përplasur me automjetin tip kamion, me drejtues shtetasin F. K., 63 vjeç, banues në Fier.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, drejtuesi i automjetit tip "Fiat" shtetasi kinez Y. Sh. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip kamion shtetasi B. K., 36 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)