Zbardhet vrasja e Stiven Toshkesit në Tiranë, 18-vjeçari e goditi me hanxhar. Autorët nuk banonin në atë lagje

Nga A2 CNN
23 Prill 2023, 14:43 | Kronikë
Zbardhet vrasja e Stiven Toshkesit në Tiranë, 18-vjeçari e

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 19-vjeçarit Stiven Toshkesi disa ditë më parë në Tiranë. Ngjarja ndodhi më 18 prill shumë pranë banesës së të riut, sapo ky i fundit kishte lënë punën. Dy të rinjtë, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj i kishin zënë pritë viktimës, ndërkohë Maze e qëlloi atë pas shpine me haxhar.

Siç është raportuar më parë, të konfirmuar edhe nga burime policore, shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Nga hetimet rezulton se 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 19-vjeçarit Stiven Toshkesi të mos dilte nga makina që të godiste personin që po qëllonte me hanxhar Stivens Toshkesin.

Të dy të rinjtë e arrestuar për krimin nuk banonin në zonën ku ndodhi ngjarja, që lë dyshime se dy të rinjtë kishin shkuar me qëllimin për ta goditur 19-vjeçarin.

Po ashtu në ngjarjen e 18 prillit ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/23/detaje-te-reja-nga-vrasja-e-te-riut-ne-tirane-si-u-plagos-viktima-2-muaj-me-pare-me-hanxhar-nga-djali-i-admir-muratajt/
https://a2news.com/2023/04/18/video-ekskluzive-sherri-te-partizani-momenti-kur-viktima-stiven-toshkezi-largohet-me-vrap/

A2 CNN Livestream

Latest Videos