
Dhjetëra fermerë këtë sezon nuk do të mbulojnë dot as shpenzimet e mbjelljes. Miliona lekë të hedhura për fidanët, plehëruesit, si dhe shërbimet e tjera në serra, shkuan dëm.
Farërat të cilat fermerët mbollën nuk kanë dhënë prodhimin e parashikuar. Bima e tharë e domates ka detyruar fermerët të nisin pastrimin e serrave.
Ky nuk është viti i parë i këtij problem. Sipas agronomit Luto Goga, ka një sërë faktorësh që mund të kenë ndikuar. Fermerët ndihen të papërkrahur edhe nga Ministria e Bujqësisë, ndaj po planifikojnë protestën e radhës.
Në terren kanë zbritur edhe grupet e zyrave të konsultimit për të evidentuar dëmet në serra, por përtej parave të harxhuara, fermerëve nuk mund t’u kthehet pas fitimi i munguara nga shitjet në sezon.
Pasiguria që shoqëron bujqit shqiptarë ishte ndër fenomenet e trajtuara në mënyrë të zgjeruar në reportazhin e thelluar, “Hallet e bujqësisë, informaliteti dhe premtimet e pambajtura” në bashkëpunim me Investigative Network Albania, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe të Partnerëve. (A2 Televizion)