Ministri Çuçi prezanton Gledis Nanon në krye të Policisë së Shtetit: Do të ketë një sfidë shumë të vështirë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 10:00 | Aktualitet
Ministri Çuçi prezanton Gledis Nanon në krye të

Në prezantimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, vlerësoi fillimisht Ardi Veliun për punën e bërë. Ministri theksoi se për drejtorin e ri do të jetë një sfidë e vështirë edhe për faktin e niveleve ku ka arritur performanca e Policisë së Shtetit, siç e vlerësoi ai.

“Historia nuk fillon me një drejtor dhe mbaron me një drejtor. Me bindje të plotë them se Veliu, gjatë 4 viteve të mandatit të tij e ka çuar policinë në nivelet më të mira që ajo ka pasur në 30 vitet e tranzicionit. Gjithkush mund të ketë rezerva, por përpara fakteve kokëforte të gjithë duhet të pranojmë se policia është një organizatë me dinjitet dhe tërësisht e barabartë me partnerët tanë. Policia ka sot besueshmërinë më të lartë që ka pasur gjatë viteve të tranzicionit.

Sot, kalojmë stafetën dhe fillojmë një rrugëtim të ri me një oficer të karrierës. Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë sfidën edhe për shkak të niveleve ku ka arritur performanca e Policisë së Shtetit. Veç konsideratave të larta që kemi për Gledisin si oficer, fjalët e tjera do t’ia lëmë kohës dhe punës që ai do të demonstrojë gjatë ushtrimit të detyrës", tha ministri Çuçi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/07/veliu-para-dorezimit-te-detyres-jam-krenar-per-punen-time-falenderoj-kryeministrin-e-vendit-tim-i-cili-me-mbeshteti-nga-dita-e-pare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos