All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Pranë markatës në Elbasan, qytetarët bëjnë pazarin mes mbetjeve urbane

Nga A2 CNN
8 Korrik 2023, 12:50 | Aktualitet
Pranë markatës në Elbasan, qytetarët bëjnë pazarin
All - Paragraf - 1

Në mes të pallateve të banimit dhe shumë pranë markatës së fruta perimeve, grumbullimi i mbetjeve po krijon dalëngadalë një mal në qytetin e Elbasanit.

 Me qindra qytetarë që shkojnë për të blerë produkte ushqimore duhet të kalojë pranë këtij grumbulli mbeturinash i cili nuk është më shumë se 10 metra larg zonës ku tregtohen produkte ushqimore me tezga dhe në dyqane.

All - Paragraf - 3

Vetë qytetarët shprehen se situate është katastrofike sidomos tani që janë rritur edhe temperaturat, por me sa duket po mësohen me këtë gjendje.

Stoqet me mbeturina kanë zënë edhe derën e kabinës elektrike, e cila në rast të ndonjë defekti më parë punonjësit e elektrikut duhet të pastrojnë mbeturinat që të hapin derën.

Ndërsa bashkia jashtë kamerës shprehet se mbledhja e mbeturinave në kosha kryhet rregullisht por është faji i qytetarëve që i hedhin mbetjet jashtë koshave. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos