
Universiteti i Korçes Fan Noli do të vijojë të jetë më vete, duke hedhur poshtë idenë e bashkimit të tij me Universitetin e Tiranës.
Këtë fakt e ka konfirmuar vetë ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila pati një takim me rektorin dhe pedagoget e Universitetit Fan Noli.
Gjatë këtij takimi, ministrja Kushi përcaktoi edhe kushtet kryesore që do të duhen të plotësohen nga universiteti i Korçës për të qenë i pavarur.
Ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i universiteteve do të jenë kushtet kryesore edhe për universitetet në qytetet e tjera të vendit, si mundësia e vetme që ato jo vetëm të funksionojnë si të pavarur, por të jenë faktor kryesor në trendin e zhvillimit të zonave ku janë. (A2 Televizion)