Fierza e ndotur, KESH dhe Bashkia nisin pastrimin e Liqenit të Kukësit

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 13:54 | Sociale
Fierza e ndotur, KESH dhe Bashkia nisin pastrimin e Liqenit të Kukësit

KESH në bashkëpunim me Bashkinë Kukës kanë nisur pastrimin e Liqenit të Fierzës, i cili siç duket edhe nga pamjet është tejet i ndotur pas prurjeve të shumta të lumit Drin i Bardhë gjatë periudhës së reshjeve. Punonjës të KESH, së bashku me një motobarkë, si dhe punonjës të Agjencisë së Turizmit dhe liqenit në bashkinë e Kukësit, kanë nisur pastrimin e bregut dhe sipërfaqes ujore.

Mbeturinat që depozitohen në këtë liqen, siç dihet vijnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, por edhe nga zonat e Kukësit, banorët e të cilëve i hedhin brigjeve të lumenjve që derdhen në liqen.

Por, për vizitorët e përhershëm të liqenit pavarësisht punës së nisur kjo mënyrë pastrimi për ta nuk është zgjidhje.

Zgjidhje afatgjatë për problemin e ndotjes së liqenit të Fierzës mund të vijë vetëm nga bashkëpunimi ndërqeveritar i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos