“Vetëgjyqësi” për të parkuar makinën në Durrës

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 15:45 | Sociale
“Vetëgjyqësi” për të parkuar makinën

Të gjesh vend parkimi në Durrës, shpesh kthehet në mision gati të pamundur për drejtuesit e mjeteve. Lloj-lloj sendesh dhe mjetesh rrethanore shërbejnë për të zënë një vend parkimi deri në mbërritjen e automjetit të dëshiruar.

Nëse tenton të lëvizësh ndonjë nga këto mjete të çuditshme që rezervojnë parkingjet, atëherë del gjithnjë dikush që mund të bëjë të fortin, apo të të thotë se nuk mund të parkosh aty. Rasti më i fundit ishte vetëm para pak ditësh, ku një person plagosi me armë nënë e bir pikërisht për vendin e parkingut.

Edhe pse ka polici, pushtet lokal dhe legjislacion, ruajtja e parkingjeve në Durrës zgjidhet me vetëgjyqësi. Ndërkohë, drejtori i policisë bashkiake në Durrës, Vasip Çopa, thotë se përditë janë në terren për ta ndjekur këtë problematikë të qytetit, por pavarësisht kësaj, fenomeni mbetet prezent në çdo cep të qendrës së qytetit.

Të dhënat më të fundit të INSTAT e rendisnin Durrësin menjëherë pas Tiranës, për numrin e lartë të automjeteve për pasagjerë, duke përllogaritur 207 të tilla për 1000 banorë. Përafërsisht një në pesë durrsakë zotëron një automjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos