
FIFA mbështet qeverinë britanike që tashmë do të lejojë futbollistët të cilët janë vaksinuar plotësisht, t’i bashkohen ekipeve përfaqësuese në kualifikueset e Kupës së Botës dhe të mund të kthehen edhe nga vende të cilat janë në listën e kuqe të pandemisë, në kushte të karantinimit personal.
Nëpërmjet një komunikimi zyrtar, qeveria botërore e futbollit bën të ndihet zëri i saj dhe të shmangë problemet e shfaqura në ndeshjet e përfaqësueseve në muajin shtator.
FIFA bën thirrje për vaksinim të futbollistëve. Vetëm 7 nga 20 klubet kanë kompletuar procesin e vaksinimit të më shumë se gjysmës së organikës së stafeve. (A2 Televizion)