Starton në mënyrën më të mirë sezoni ndërkombëtar i Luiza Gegës. Vrapuesja shqiptare e 3000 metrave fitoi garën e parë për vitin në Manchester të Britanisë së Madhe.

Luiza shënoi kohen rekord të mitingut, duke kapur njëkohësisht normën për kampionatin Europian dhe Botëror, dhe duke mundur thellësisht rekordmenen britanike Aimee Pratt.
Performanca e shqiptares, 9.20.79, iu afrua shumë rekordit të saj, duke u radhitur në vend të dytë në karrierën e saj. (A2 Televizion)