Peshëngritje, Erkand Qerimaj shpallet kampion Evrope

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 20:59 | Sporte të tjera
Peshëngritje, Erkand Qerimaj shpallet kampion Evrope

Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Evropë në peshëngritje, në stilin e shkëputjes.

Edhe pse garoi në baterinë B, me 150 kg të ngritura fitoi medalje të artë. Qerimaj përfitoi nga gabimet e shumta në baterinë A, aty ku edhe Briken Calja u skualifikua.

Calja nuk realizoi asnjë provë me 151 kg, pasi u dëmtua në shpatull që në provën e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos