
Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj fitoi mbrëmjen e së mërkurës 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Ligës së Argjendtë.
Tri pikë të arta për Shqipërinë, që barazon pikërisht maqedonasit në vendin e dytë me 4 pikë. Në krye të renditjes, me 9 pikë, është Rumania, që mundi 3-0 Bosnjë-Hercegovinën.
Duelin e radhës, djemtë kuqezi e kanë sërish përballë maqedonasve, këtë herë në Parkun Olimpik “Feti Borova”. (A2 Televizion)