
Duke qenë se nuk mund të përballen në fushë për shkak të koronavirusit, Tirana dhe Partizani kanë vendosur që të vijojnë rivalitetin e tyre në rrjetet sociale.
Ka disa ditë që të dy klubet postojnë në Facebook dhe Instagram video të golave në derbit e viteve më parë.
Por, sot bardheblutë vendosën që të postojnë një përmbledhje të derbit më të fundit, të fituar prej tyre me rezultatin e thellë 5-1.
“Film me metrazh të shkurter. Ne jemi Tirona”, lexohet në shkrimin shoqërues të videos. (A2 Televizion)