Solidarizimi në pandemi, Sindikata e Futbollistëve ndihmon komunitetin e sportit

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 18:58 | Futboll
Solidarizimi në pandemi, Sindikata e Futbollistëve ndihmon komunitetin

Njerëzit e futbollit që kanë pasur nevoja apo nuk kanë mundur të lëvizin nga shtëpitë në këto ditë pandemie nuk kanë qenë vetëm.

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë në Shqipëri i ka ardhur në ndihmë komunitetit të  këtij sporti në të gjithë vendin duke shpërndarë ndihma ushqimore, më së shumti. Nëpërmjet kontributit të futbollistëve, atyre të Superligës dhe jo vetëm, ish-futbollistëve të kombëtares e të tjerë, organizata e themeluar për të mbrojtur të drejtat e futbollistëve në vend, ka menduar për këta persona, duke e konsideruar solidarizimin në kohën e pandemisë si prioritet parësor të tyrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos