Skuadra nga Maroku shet 60 mijë bileta për një ndeshje që nuk do të luhet

Nga A2 CNN
19 Prill 2020, 17:25 | Futboll
Skuadra nga Maroku shet 60 mijë bileta për një ndeshje që

Quhet Atletik Ujdad dhe është klubi i Kazablankas në Marok. Në periudhën e pandemisë, me sportin që është pezulluar, drejtuesit e skuadrës menduan të organizonin një ndeshje virtuale futbolli kundër koronavirusit, për të angazhuar mijëra tifozët e etur për emocionet e fushës.

Rezultati ishte thjesht fantastik: ekipi nga Afrika Veriore arriti ta mbushte virtualisht stadiumin Mohamed i Pestë, duke shitur plot 60 mijë bileta.

Në total, u grumbulluan 160 mijë euro, shifër e cila do të kalojë për bamirësi, në ndihmë të personelit shëndetësor, të angazhuar në betejën kundër koronavirus.

Iniciativa e Ujdad Kazablankës rezultoi një sukses i vërtetë, edhe pse sportistët e tifozët duhet që, edhe për pak kohë, të respektojnë direktivat e autoriteteve shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos