Filmi “Respect”, Jennifer Hudson në gjurmët e Aretha Franklin, tashmë edhe në rolin e saj

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 14:37 | Showbiz
Filmi “Respect”, Jennifer Hudson në gjurmët e Aretha

Në filmin më të ri, që pritet të shfaqet premierë këtë fundjavë në kinematë botërore, fituesja e çmimit Oskar Xhenifer Hudson performon atë që e ka cilësuar “rolin e jetës”.

Xhenifer Hudson portretizon në ekranin e madh të kinemasë rolin e legjendës së muzikës, Aretha Franklin, në filmin “Respekt”.

“Ajo është mbretëresha e muzikës soul, është ikonë dhe legjendë dhe fakti që mua mu besua ky rol kaq I madh, është emocionues por edhe e frikshme në të njëjtën kohë”, shprehet Hudson.

Sfida më e madhe për Hudson është personifikimi 100% i Aretha Franklin, vite e vite më parë.

“Është eksperienca e jetës time, portretizimi i gjithckaje që ajo ka bërë në jetë. Nëse mund të rikrijoj këto momente dhe më pas të jenë Xhenifer Hudson, një artiste që gjithë jetën ka qënë fanse e Aretës, që kam kënduar këngët e saj qindra herë, është vërtet emocionuese. Tani duhet të jem aktorja që luaj rolin e saj. Është e jashtëzakonshme. Mu desh të bëja sikur nuk i dija këngët dhe më pas ti mësoja, duket sikur po rikrijojmë gjithcka. Në kohën e saj, unë nuk i dija këngët. Është një lloj sfide”’.

Filmi shfaqet premierë në kinema këtë të premte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos