Filmuan presidentin teksa lagej në pantallona, arrestohen 6 gazetarë

Nga A2 CNN
7 Janar 2023, 17:00 | Bota
Filmuan presidentin teksa lagej në pantallona, arrestohen 6 gazetarë

6 gazetarë në Sudanin e Jugut janë vënë në pranga pasi filmuan momentin e sikletshëm teksa presidenti i tyre urinonte në pantallona gjatë një ceremonie zyrtare.

Videoja u bë menjëherë virale dhe kjo gjë nxiti reagimin e zyrtarëve në Sudanin e Jugut që donin të dinin se kush ishte personi që e publikoi atë në rrjet.

Presidenti Salva Kiir u filmua gjatë ceremonisë ndërsa urinonte gjatë intonimit të himnit kombëtar.

Arrestimi i gazetarëve është dënuar ashpër nga shoqata që mbron interesat e tyre, e cila kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/15/momenti-me-i-sikletshem-per-nje-president-laget-ne-pantallona-gjate-himnit-kombetar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos