Finalja e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega e 13-ta, mbyllet përfaqësimi shqiptar në Tokio

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 13:36 | Sporte të tjera
Finalja e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega e 13-ta, mbyllet

Luiza Gega është atletja e 13 më e mirë në Botë në garën e 3000 metrave me pengesa. Sportistja shqiptare i dha fund në mënyrë dinjitoze aventurës së saj në Tokio, ndërsa arriti objektin me kualifikimin për herë të parë në historinë e atletikës shqiptare në një garë finale të Lojërave Olimpike.

Gega regjistroi kohën 9 minuta e 34 sekonda duke lënë pas tre konkurrente në finale. Fituese e gara së 3000 metrave me pengesa u shpall atletja nga Uganda, Peruth Çemutai.

Me garimin e Luiza Gegës, Shqipëria mbyll përfaqësimin në Olimpiadën e Tokios, atje ku suksesi më i madh ishte vendi i katërt në peshëngritje me Briken Çaljan. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/01/historike-luiza-gega-ne-finalen-e-3000-m-me-pengesa/

A2 CNN Livestream

Latest Videos