Financimi i partive, Celibashi: KQZ po punon për një sistem online raportimi

Nga A2 CNN
19 Shtator 2022, 13:45 | Politikë
Financimi i partive, Celibashi: KQZ po punon për një sistem online

Financimi i partive ishte në fokusin e tryezës së zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe disa organizata të shoqërisë civile, këtë të hënë.

Komisioneri Celibashi foli për nevojën e digjitalizimit të raportimeve që kryejnë forcat politike. Ai shpjegoi se me ndihmën e partnereve, KQZ po punon për ngritjen e një sistemi online.

“Ndryshimet eventuale të kodit zgjedhore duhet të konsiderojnë përmirësime të të gjithë sistemit të kontrollit dhe të verifikimit real se nga i marrin paratë partinë dhe si i shpenzojnë. Ky proces kryhet tërësisht në letër. Aktualisht, raportimi ofron shumë pak mundësi për aktorët e interesuar për të marrë raporte të plota”, tha Celibashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos