Finlanda kryen stërvitjen e parë në NATO si anëtare e Aleancës

Nga A2 CNN
15 Prill 2023, 09:01 | Bota

Finlanda me ankorimin simbolik të anijeve gjermane dhe portugeze në portin e Helsinkit, ka kryer stërvitjen e parë në NATO si anëtare e Aleancës.

Në njoftimin e bërë nga marina finlandeze, theksohet se fregata FGS Mecklenburg-Vorpommern e Gjermanisë dhe ajo NRP Bartolomeu Dias e Portugalisë do të qëndrojnë të ankoruar në Helsinki deri më 16 prill, shkruan AA.

Para se të ankoroheshin në Helsinki, anijet morën pjesë në stërvitjen e organizuar nga Flota Bregdetare Finlandeze me tre anije finlandeze në Gjirin e Finlandës.

Kështu, Finlanda përfundoi stërvitjen e parë të NATO-s si anëtare e aleancës. Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s më 4 prill. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/04/74-vjet-aleance-finlanda-i-bashkohet-sot-nato-s/
https://a2news.com/2023/04/03/reagim-i-menjehershem-i-rusise-pas-hyrjes-se-finlandes-ne-nato/

A2 CNN Livestream

Latest Videos