Holanda i hap rrugën eutanazisë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 19:38 | Bota
Holanda i hap rrugën eutanazisë për fëmijët me

Holanda ka vendosur të bëjë të ligjshme eutanazinë për fëmijët që janë shumë të sëmurë, të cilët nuk kanë mundësi trajtimi.

Ministri i Shëndetësisë Ernst Kuipers u tha parlamentarëve se donte të rishikonte protokollin, i vlefshëm deri tani vetëm për të sapolindurit, për të mbuluar edhe fëmijët e moshës nën 12 vjeç të cilët vuajnë në mënyrë të padurueshme dhe për të cilët opsionet e kujdesit paliativ nuk janë të mjaftueshme.

“Jam i kënaqur që, pas konsultimeve intensive me të gjitha palët e përfshira, kemi arritur një zgjidhje që do t'i ndihmojë këta fëmijë të sëmurë, prindërit e tyre dhe gjithashtu mjekët. Eutanazia do të jetë e mundur vetëm kur është e vetmja mundësi për t'i dhënë fund vuajtjeve të një fëmije. Po flasim për fëmijë që janë aq të sëmurë sa vdekja është e pashmangshme dhe ata pritet të vdesin së shpejti”, deklaroi Kuipers. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos