Finlandezja Sanna Marin është Kryeministrja më e re në botë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2019, 17:03 | Bota
Finlandezja Sanna Marin është Kryeministrja më e re në

Një politikane finlandeze do të bëhet kryeministrja më e re në detyrë në të gjithë botën. Sanna Marin, 34 vjeç, e cila momentalisht mban detyrën e ministres së Transportit, do të bëhet gjithashtu kryeministrja më e re në historinë e vendit të saj.

Të dielën, Marin fitoi besimin brenda partisë Social Demokrate dhe do të zëvendësojë kështu Kryeministrin në largim, Antti Rinne, i cili dha dorëheqjen të martën pasi Partia e Qendrës, në koalicion me të, tha se kishte humbur besimin tek ai.

Marin u ngjit në radhët e partisë së saj pasi kryesoi këshillin bashkiak të qytetit të saj të lindjes, Tampere, kur ishte vetëm 27 vjeç. Partia Social Demokrate ka numrin më të madh të deputetëve në një koalicion qeverisës me pesë parti.

Por në botë, Marin nuk është personi i vetëm në të 30-at që mban postin e Kryeministrit. Ukrainasi Oleksiy Honcharuk është 35 vjeç, ndërsa Jacinda Ardern e Zelandës së Re është 39 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos