Fiter Bajrami, ambasadori Soreca uron besimtarët myslimanë

Nga A2 CNN
24 Maj 2020, 10:52 | Aktualitet
Fiter Bajrami, ambasadori Soreca uron besimtarët myslimanë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca uroi përmes një postimi në rrjetet sociale, të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Ambasadori Soreca uroi që sakrificat gjatë muajit të shenjtë të sjellin më shumë paqe e lumturi për popullin shqiptar.

“Gëzuar Fitër Bajramin për të gjithë ata që festojnë sot! Uroj që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në këto kohë të vështira të sjellin më shumë paqe, shëndet dhe lumturi për familjet tuaja dhe gjithë popullin shqiptar”, shkruan Soreca në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos