All - Paragraf - 1
Alfred Sali, prokurori i Vlorës, doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).
Pas hetimit në të tre kriteret, përkatësisht për pastërtinë e figurës, aftësitë profesionale dhe justifikimin e pasurisë, rezultoi se Sali ka kryer deklarim të rremë. Sipas KPK, në vitin 2014, në deklaratën e pasurisë, prokurori i Vlorës pretendon se ka fituar në bastet sportive “online” shumën prej 79 000 eurosh.
All - Paragraf - 3
Një pjesë të kësaj shume prokurori deklaroi se ia kishte dhënë hua babait të tij, në vlerën e 56 000 eurove.
Sipas KPK, shuma e parave e fituar në lojrat e fatit duket e dyshimtë, pasi nuk vjen në harmoni me deklaratat e pasurisë, ndërsa frekuentimi i këtij aktiviteti cenon figurën dhe integritetin e prokurorit. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2