Fitoi medalje për Kubën, shpërblimi qesharak për sportistin po bën xhiron e botës

Nga A2 CNN
12 Gusht 2021, 16:18 | Sporte të tjera

Kuba ishte një nga surprizat e mëdha të Olimpiadës “Tokio 2020”, duke e përfunduar evenimentin në vendin e 14 të tabelës së medaljeve, falë 7 medaljeve të arta, 3 të argjendta dhe 5 të bronzta.

Shumica e medaljeve për Kubën erdhën nga sporti i boksit, por, pavarësisht suksesit në këtë disiplinë, ditët e fundit është bërë virale një fotografi, ku tregohet se si qeveria kubaneze shpërblen kampionët e saj në evenimente ndërkombëtare.

Në foto shihet boksieri Ronnis Alvarez, i cili fitoi titullin në kampionatin panamerikan të të rinjve, ndërkohë që para tij ka shpërblimin për medaljen e artë: ushqime bazike dhe produkte të higjienës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos