
Një vit më parë 29-vjeçarja Ariel Robinson, mësuese nga Karolina e Veriut, mendoi se kishte arritur famën me fitoren e spektaklit gastronomik “ Worst Cooks In Amerika”, një parodi e konkurseve si Masterchef apo Hell’s Kitchen. Ajo kishte fituar 25 mijë dollarë por më së shumti disa artikuj në gazeta, dhe statusin e përkohshëm të personazhit televiziv.
Por sot ajo akuzohet për një krim makabër. Sipas autoriteteve amerikane, Robinson dhe bashkëshorti i saj Jerry akuzohen për vrasjen e vajzës së tyre tre vjecare, Victoria Rose. Viktima, që ishte e adoptuar nga çifti, u gjet më 14 janar në shtëpi me goditje të shumta dhe nuk i mbijetoi plagëve.
Robinson nuk ka pranuar të flasë për shkaqet e krimit, dh etani rrezikon burgimin e përjetshëm.
Ndërkohë, Food Channel, televizioni amerikan që transmeton spektaklin, ka vendosur të fshijë të gjithë edicionin e 20-të, ai i fituar nga Robinson, duke kaluar në atë pasardhës. (A2 Televizion)