Fitoi titullin kampion, del për të marrë trofeun i veshur si superhero

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 16:20 | Futboll

Artem Dzyuba, kapiteni i Zenitit, mori medaljen e fituesit të titullit kampion në Rusi i veshur si superheroi Deadpool.

Qendërsulmuesi kishte me vete djalin e vogël gjatë ceremonisë dhe nuk e hoqi kostumin as kur ngriti në qiell trofeun, bashkë me shokët e ekipit.

Ideja e futbollistit rus i pëlqeu edhe aktorit hollivudian që ka interpretuar superheroin, Ryan Reynolds, i cili i dha “like” postimit të Dzyuba. (A2 Televizion)

https://twitter.com/RusFootballNews/status/1388918852810153991

A2 CNN Livestream

Latest Videos