Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Ekuador treguan një përmbysje historike për vendin e Amerikës së Jugut.
Pas disa vitesh presidence të majtë me Rafael Correa, vendi është kthyer drejt një kandidati të djathtë.

Bëhet fjalë për 65-vjeçarit Guillermo Lasso, që mori 52% të votave, duke mundur dukshëm kandidatin e majtë të mbështetur nga Correa, Andres Arauz.
Ky ishte përpjekja e tretë e Lassos, i cili cilësohet si një ish-bankier me qasje konservatore dhe mbështetës i politikave liberiste dhe tregut të lirë.

Presidenca e Lassos fillon në një situatë ekonomike të vështirësuar shumë nga masat kundër COVID-19, në një vend prej më shumë se 17 milionë banorësh, që për shkak të inflacionit mban dollarin amerikan si monedhë dhe mbahet kryesisht me prodhimin e naftës dhe bujqësinë, sektorë të kufizuar në kohën e pandemisë. (A2 Televizion)