All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Fiton Manchester City, “sheh” kreun e Premier League

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 21:31 | Futboll
Fiton Manchester City, “sheh” kreun e Premier League
All - Paragraf - 1

Manchester City fiton me rezultat minimal ndaj Brighton dhe sheh tashmë nga afër kreun e Premier League.

Tre pikët e arta erdhën nga talenti Phil Foden në përfundim të pjesës së parë, ndërkohë që City nuk dha spektakël por legjitimoi fitoren edhe me një penallti në fund të ndeshjes, e gabuar në mënyrë të pabesueshme nga Raheem Sterling, që dërgoi topin në qiell si të ishte një goditje e regbisë.  

All - Paragraf - 3

Me tri pikët e sotme, City shkon në kuotën e 32 pikëve, një më pak se Liverpool por me një ndeshje ende për të luajtur.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos