
Interi kualifikohet për çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi mundi Fiorentinën në transfertë me rezultatin 1-2, pas 120 minuta plot raste nga të dyja anët.
Me Christian Ericksen titullar, edhe pse në një pozicion më të tërhequr nga roli i tij natyral, Interi kalon në avantazh në pjesën e parë falë një penalltie të realizuar nga Vidal, që shënon golin e tij të parë me zikaltrit. Pak minuta më vonë, Fiorentina merr një penallti për një faull mbi Kouame që anulohet drejtësisht nga VAR.
Në pjesën e dytë, pikërisht Kouame do të barazonte rezultatin për Fiorentinën, ndërkohë që Interi humb raste të arta shënimi me Sanchez dhe Hakimi. Presioni i djemve të Antonio Conte shpërblehet gjithsesi vetëm në minutat e fundit të lojës shtesë, aty ku Lukaku i lë vetëm nuk gabon me kokë.
Ndërkohë, një derbi tjetër i shtohet sezonit, nga momenti që Interi pret në Kupë pikërisht Milanin, fitues dje me penallti ndaj Torinos. (A2 Televizion)