Fitore 13-0 në Kupën e Botës, festë e “çmendur” në çdo gol!

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 13:16 | Futboll

Kupa e Botës në futbollin e femrave që po zhvillohet në Francë po tregon se ka diferenca të mëdha mes kombëtareve.

Një gjë e tillë është parë edhe në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pretendentë për të fituar trofeun, shkatërruan 13-0 kombëtaren e Tajlandës.

Por përveç rezultatit, ajo që ka bërë më shumë përshtypje dhe është komentuar gjatë në rrjetet sociale ka qenë mënyra se si futbollistet amerikane kanë festuar çdo gol sikur të kishte qenë i parë.

Asnjë mëshirë për kundërshtarin! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos