
Liverpool ka mposhtur 3-2 West Ham, por më shumë sesa 3 pikët, “The Reds” i gëzohen rekordeve që i sjell triumfi i radhës në Premier League, aty ku udhëheqin me 22 pikë diferencë nga Manchester City i vendit të dytë.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka barazuar rekordin e fitoreve radhazi në kampionatin anglez (18), që mbahej pikërisht nga City, një rekord i vendosur në periudhën gusht-dhjetor 2017.
Suksesi ndaj West Ham shënoi edhe një rekord të ri në Premier League për ndeshjet e fituara radhazi në shtëpi (21).
Golat e ndeshjes u shënuan nga Winajldum, Salah dhe Mane për Liverpool, ndërsa për West Ham realizuan Diop dhe Fornals. (A2 Televizion)