Tirana dhe Partizani barazuan në provën e parë të derbit. Dy skuadrat u përballën në derbin e skuadrave “B”, aty ku nuk munguan “shkëndijat”.
Gjatë ndeshjes pati disa ndërhyrje të rënda që çuan në ndëshkimin me karton të kuq të njërit prej lojtarëve të Partizanit.
Takimi i vlefshëm për Kategorinë e Dytë u mbyll në barazim 1 me 1, me Beshirajn që ju përgjigj avantazhit të Melanit. (A2 Televizion)