
Sulmuesit Kyrian Nwabueze vazhdon të shkëlqejë me Laçin këtë sezon dhe skuadra e fundit që provoi forcën e tij ishte Kukësi.
Kurbinasit dolën të fituar nga kjo ndeshje me një gol të shënuar nga sulmuesi Nwabueze nga pika e penalltisë.
Laçi e bazoi lojën e tij në këtë takim te kundërsulmi dhe në një të tillë arriti të thyejë Kukësin. Teco ktheu një top në qendër, aty ku mbrojtësi Olsi Teqja e ndali e ndali në mënyrë të pavullnetshme me dorë dhe arbitri Eldorian Hamiti akordoi 11-metërsh për Laçin.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Laçin, me të cilën shkon në kuotën e 19 pikëve pas 12 ndeshjesh, në vendin e tretë në renditje. (A2 Televizion)