
Një lajm i mirë për Rejan, një shumë i keq për Ancelottin.
Trajneri kuqezi mund të festojë rikthimin në fushë të kapitenit shqiptar, që në ndeshjen e sotme të Napolit kundër Genoa-s luajti 84 minuta, duke treguar një formë të mirë edhe pse ekipi i tij nuk arriti të shkonte përtej barazimit 0-0 ndaj ekipit të Thiago Motta.
Ekipi i Ancelottit ka humbur qartësinë në lojë dhe duket i ndikuar nga polemikat e forta që ka patur me presidentin e tij De Laurentis, ku disa lojtarë kanë refuzuar urdhrat e tij.
Madje Genoa rrezikoi disa herë portën e portierit napoletan Ospina, dhe u shpëtuar mrekullisht nga mbrojtësi i tij Koulibaly në një rast.
Napoli mbetet larg majës së klasifikimit, 12 pikë nga kryesuesja Inter, potencialisht 14 nga Juventusi që luan nesër. (A2 Televizion)