
Fitorja e kandidatit të opozitës në Stamboll ka forcuar Lirën dhe tregjet e kapitalit në Turqi, duke mbyllur edhe periudhën e pasigurisë që kishte përfshirë valutën prej disa kohësh.
Lira turke dhe indeksi kryesor i titujve të kapitalit u rritën me rreth 2% në nisje të sesionit tregtar.
Sipas analistëve, dollari mund te dobësohet duke rënë në 5.5% kundrejt valutës turke, ndërsa shtojnë më tej se partia e Erdogan qëndron përsëri në krye të pushtetit dhe politikat e tyre do të vazhdojnë të nxisin tregun në një periudhë afatgjatë.
E ndërsa tregu po i gëzohet faktit se nuk do të ketë më rizgjedhje, investitorët po kërkojnë të zbulojnë se çfarë do të ndjekë pas rezultatit.
Lira turke ka humbur mbi 8% të vlerës së saj gjatë vitit, duke u kthyer në performuesin më të keq në tregjet në zhvillim, pas Pesos së Argjentinës. (A2 Televizion)