
Kina thyen periudhën e gjatë të heshtjes dhe përgëzon Joe Biden në fitoren e tij të zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara, e cila është projektuar nga mediat.
“Ne respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan. Përçojmë përgëzimet tona për zotin Biden dhe zonjën Harris”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
Marrëdhëniet Kinë-SHBA janë thelbësore për të dyja vendet, por edhe për mbarë botën. Tensionet janë rritur kohët e fundit për shkak të përplasjeve për çështje si tregtia, spiunazhi dhe pandemia.
Rusia është rreshtuar mes shteteve që nuk e kanë përgëzuar Joe Biden. 4 vite më parë, Presidenti Vladimir Putin ishte ndër të parët që uroi Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Zëdhënësi i Kremlinit tha se Rusia do të presë rezultatin zyrtar për të bërë një koment. (A2 Televizion)