“Fituesit e vërtetë të Botërorit”, tifozët japonezë japin sërish shembullin në stadium

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2022, 18:39 | Futboll

Tifozët e Japonisë vazhdojnë të japin shembullin më të mirë nëpër stadiume. Edhe kësaj radhe, pavarësisht se të mërzitur për humbjen e kombëtares së tyre ndaj Kosta Rikës në ndeshjen e dytë të grupit, ata qëndruan pas vërshëllimës së fundit të arbitrit për të pastruar shkallët e stadiumit nga mbeturinat.

Me qese në duar, ata mblodhën shishet dhe ambalazhet e ushqimeve që kishin lënë pas në stadiumin “Ahmad Bin Ali”.

“Këta janë fituesit e vërtetë të Botërorit”, shkruan një komentues në Twitter.

Ndërsa llogaria zyrtare e FIFA-s i vlerësoi me këto fjalë: “Në fitore apo humbje, gjithmonë tregojnë respekt. Faleminderit që ndihmoni për të shpëtuar planetin, tifozë japonezë”.

Pastrimin e stadiumit, japonezët e kanë bërë edhe në turne madhorë të mëparshëm. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/23/jo-vetem-fitorja-japonezet-japin-shembullin-e-shkelqyer-ne-katar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos