Ndërkohë që luhet Botërori, ekipet ruse përleshen në fushë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2022, 17:38 | Futboll

Derbi i futbollit rus, mes Zenitit dhe Spartakut të Moskës, u mbyll me një përleshje masive mes futbollistëve.

Në fundin e ndeshjes, lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një sherr, ku nuk ia kursyen njëri-tjetrit grushtet e shkelmat.

Pasi u qetësuan, arbitri i ndeshjes akordoi 6 kartonë të kuq. Të gjithë të ndëshkuarit ishin lojtarë rezervë.

Duke qenë se Rusia është e përjashtuar nga FIFA për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe nuk merr pjesë në Botëror, ky vend nuk i ka ndalur kompeticionet kombëtare dhe derbi Zenit-Spartak ishte i vlefshëm për Kupën e Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos