Pasi mundën Belgjikën, marokenët “i vënë flakën” Brukselit

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2022, 18:03 | Futboll

Maroku mposhti 2-0 Belgjikën në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar dhe tifozët e tij festuan duke djegur dhe shkatërruar… Brukselin.

Marokenët janë të shumtë në Belgjikë dhe pas ndeshjes, dolën në rrugët e kryeqytetit belg për të festuar. Por, situata doli jashtë kontrollit, me tifozët që dogjën makina dhe shkatërruan dyqane.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve që situata të qetësohej. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/27/surprizat-vijojne-maroku-fiton-me-merite-ndaj-belgjikes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos