“Fjala e Parë,” PD feston sot përvjetorin e “Rilindjes Demokratike”

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 13:29 | Politikë
“Fjala e Parë,” PD feston sot përvjetorin e

Pas mbërritjes se pluralizmit, 5 janari i vitit 1991 shënon për shqiptarët lirinë e medias. Me shkrimin kryesor në ballinë ''Fjala e parë'', para 32 vitesh u botua numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”.

Ajo vijon të jetë dhe sot organ zyrtar i Partisë Demokratike, forca e parë politike pas rrëzimit të diktaturës gati gjysmëshekullore.

Sali Berisha solli përmes një postimi në Facebook pak histori të atyre ditëve, ndërsa theksoi se “Rilindja Demokratike” ishte zëdhënëse e fjalës së lirë, revolucionit demokratik të viteve 1990, si dhe të interesit e çështjes kombëtare.

Kreu i PD-së sjell në vëmendje edhe vitin e kaluar kur, teksa thotë se, "me gjithë presionin dhe përpjekjet për t’i mbyllur gojën dhe vënë bravë gjatë problemeve të brendshme të Partisë, "Rilindja Demokratike" vjen në 32-vjetorin e saj përsëri si organ i së vërtetës e që, sipas tij, përballet, me atë që Berisha e quan ‘’pushtet të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës’’.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos