All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

"Fjala vdekje përmendej 3 herë në faqen e parë", kontrata që firmosën pasagjerët para se të hipnin në nëndetëse

Nga A2 CNN
25 Qershor 2023, 10:34 | Bota
"Fjala vdekje përmendej 3 herë në faqen e parë",
All - Paragraf - 1

Mike Reiss dhe Alan Estrada, dy persona që udhëtuan në vitin 2022 në bordin e nëndetëses Titan për të parë Titanikun, zbuluan për “Daily Mail” kontratën që nënshkruan për kompaninë OceanGate, organizatore e udhëtimit. Në atë kontratë, kompania ishte e përjashtuar nga çdo përgjegjësi nëse ndodhnin incidente gjatë eksplorimit.

Në të, përveç detyrimit për të paguar 250 mijë dollarët që kushtonte bileta, fjala “vdekje” përmendej tre herë vetëm në faqen e parë: “Kjo anije eksperimentale nuk është aprovuar ose certifikuar nga asnjë organ rregullator dhe mund të shkaktojë lëndime fizike, trauma emocionale ose vdekje”.

All - Paragraf - 3

Reiss dhe Estrada ranë dakord se ishte një mision “vetëvrasës”.

“Kam firmosur se mund të ketë dështime që mund të shkaktojnë lëndime ose vdekje. Dhe se nuk ishin përgjegjësi e kompanisë. Aty ndjeva se po rrezikoja jetën”, tha Estrada.

YouTuber-i meksikan sqaroi se, në çdo kohë, ata që firmosnin i dinin mirë kushtet e kontratës: “Ne firmosëm disa faqe, nuk më kujtohet sa, në të cilat shpjegohej secili nga rreziqet, përfshirë edhe humbjen e jetës. Ne që jemi të përfshirë në këto ekspedita e dimë se nuk po shkojmë në një park argëtimi”.

All - Paragraf - 6

Nga ana e tij, skenaristi i The Simpsons ka rrëfyer për BBC se cilat ishin mendimet e tij pasi hyri në nëndetëse: “E përmendin vdekjen tri herë në faqen e parë, kështu që nuk e largon kurrë nga koka atë gjë. Kur po hyja në nëndetëse, mendova se mund të ishte fundi. Pra, ai që merr përsipër këtë iniciativë, e ka marrë parasysh vdekjen”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/24/a-mund-te-vizitohen-rrenojat-e-titanikut-brenda-nje-industrie-fitimprurese-turistike/
https://a2news.com/2023/06/24/cfare-lidhje-ka-nendetesja-titan-qe-shpertheu-dhe-shqiperia/
https://a2news.com/2023/06/24/rindertohet-skema-si-ndodhi-shperthimi-i-nendeteses-titan-ne-30-milisekonda-video/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos