​“Lufta” me Wagner, Rusia rrit masat e sigurisë në autostradën në hyrje të Moskës

Nga A2 CNN
24 Qershor 2023, 19:08 | Bota
​“Lufta” me Wagner, Rusia rrit masat e sigurisë në

Disa pamje të publikuara në mediat ruse tregojnë se sot janë shtuar masat e sigurisë në autostradën drejt kryeqytetit rus, Moskë pas përleshjeve të fundit midis Rusisë dhe grupit paraushtarak Wagner. Numri i autokolonave të automjeteve ushtarake dhe kamionëve, është rritur në hyrje të Moskës nga autostrada federale M4, e cila lidh Rostov-on-Don dhe kryeqytetin.

Për shkak të masave të shtuara të sigurisë në rajon, ka pasur bllokim trafiku në disa pjesë të autostradës. Të shtunën, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin për tradhti, pasi luftëtarët e tij paraushtarakë kaluan kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don.

Prigozhin akuzoi forcat ruse për sulmimin e luftëtarëve të tij, një pretendim që Moska e mohon. Shefi i Wagner në muajt e fundit ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergej Shoygu se nuk i kanë furnizuar me armë të mjaftueshme grupit të tij paraushtarak. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/24/momenti-kur-mercenaret-e-wagner-i-drejtojne-tanket-shtabit-qendror-te-luftes-ne-rostov/
https://a2news.com/2023/06/24/rostovi-ne-duart-e-wagner-qyteti-i-rrethuar-nga-mercenaret-me-tanke-e-blinda/
https://a2news.com/2023/06/24/wagner-avancon-drejt-moskes-prigozhin-dhe-putin-beteje-deklaratash/

A2 CNN Livestream

Latest Videos