Fjalimi i lamtumirës? Trump: Nëse nuk e mbaj dot Presidencën, shihemi pas 4 vitesh

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 11:40 | Bota

Presidenti Trump u zotua se do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë brenda 4 vitesh nëse nuk arrin të mbajë Presidencën tani, me pretendimet e tij për mashtrim zgjedhor pas fitores së Joe Biden.

Presidenti organizoi një pritje për Krishtlindje në Shtëpinë e Bardhë, ku përsëriti edhe një herë akuzat se ai ishte fituesi i vërtetë i garës presidenciale të nëntorit.

''Kanë kaluar katër vite mahnitëse. Ne po përpiqemi të bëjmë edhe katër vjet'', i tha Trump personave të pranishëm, ku ishin dhe shumë anëtarë të Komitetit Kombëtar Republikan.

“Në të kundërt do të shihemi pas 4 vitesh”, shtoi Trump përpara turmës që e priti me brohorima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos