Flakë dhe tym i dendur, vazhdon lufta me zjarrin në Kaliforni

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 16:37 | Bota

Flakë dhe tym i dendur, me këtë përballen mijëra qytetarë të Kalifornisë, të cilët largohen nga shtëpitë e tyre. Dy vatra zjarri të mëdha, të ndihmuara nga erërat me forcë uragani, po përhapen me shpejtësi në dy kahet e kundërta të këtij shteti.

“Në 43 konte është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të këtyre kushteve të ashpra të motit”, tha Gavin Newsom, guvernator i Kalifornisë.

Në jug të Kalifornisë, urdhri për evakuimin e banorëve u ndërpre. Në Santa Klarita numërohen dhjetëra shtëpi të shkatërruara. Autoritetet paralajmërojnë banorët që të kenë kujdes, pasi këtë javë priten erëra shumë të forta. Në veri, situata është më e rëndë, duke detyruara rreth 200 mijë persona të largohen nga banesat e tyre.

“Ju nuk mund ta luftoni këtë. Ju lutem pranoni evakuimin. Duhet të largoheni”, tha Mark Essick, sherif në Sonoma.

Gjatë fundjavës, shpejtësia e erës arriti deri në 150 kilometra në orë. Kjo ka bërë që autoritetet të shkëpusin energjinë elektrike në zonat e prekura.

“Rreth 1 milionë klientë janë prekur njëherazi”, Mark Quinlan, drejtor operacional. Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike thotë se erërat e forta mund të lënë në errësirë edhe me shumë banesa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos