
Një industri kimike u përfshi nga zjarri në Stamboll ditën e djeshme, duke lënduar seriozisht dy zjarrfikës që po tentonin të merrnin situatën nën kontroll, diçka që ndodhi vetëm pas disa orësh.
Gjithsesi, lajmi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale edhe për pamjet dramatike dhe po aq spektakolare të shpërndare nga televizioni Haber Global të një fuçie që ndodhej brenda godinës, që nga presioni i ushtruar fluturoi me dhjetëra metra në ajër, si të ishte një raketë ushtarake, për të rënë pas disa sekondave në afërsi të makinave që ndodheshin të parkuara. (A2 Televizion)